PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën

23:56 | 18/07/2016
në Opinion
0

Nga Afrim Krasniqi

Problematika e tanishme e raporteve midis PD dhe SHBA ka pak të përbashkëta me situatën post zgjedhje 1996. Atëherë bëhej fjalë për kontrollin e pushtetit, pra për interes të dukshëm politik dhe demokratët refuzuan palën amerikane në negociata pa ditur pasojat që do të vinin. Ata besonin se kishin në krah shumicën e votuesëve dhe shumicën e qeverive perëndimore në BE. Më 2016 jemi në situatë tjetër. Interesi politik i PD duhej të ishte forcimi i raporteve me BE dhe SHBA, si dhe realizimi sa më parë i reformës në drejtësi.

Por PD nuk po mendon dhe as po vepron politikisht. Ligjërimi dhe ofertat e saj shpeshherë janë të kundërta me programin politik dhe interesat strategjike te opozitës në një vend si Shqipëria. Interesi politik është dominuar nga interesi klientelist, nevojat personale të disa individëve për imunitet politik personal e familjar nga hetimet e mundshme për korrupsion, si dhe interesi klientelist për të ruajtur të paprekur sistemin oligarkik që financon e dominon partitë, zgjedhjet dhe vendimmarrjen politike.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ka një koalicion informal midis pjesës së korruptuar tek secila nga tri partitë politike kryesore për të parandaluar reformën në elementin me thelbësor te saj, krijimin e sistemit të hetimit jashtë partive politike dhe me rol ndërkombëtar. Ka një shumicë liberale në PD dhe opozitën në Shqipëri që mendon ndryshe dhe që flet për identitet, reformim dhe partneritet me perëndimin, por kjo shumicë nuk ka mekanizëm shprehjeje, nuk pyetet, nuk voton.

Një referendum në parti do të kishte vendimmarrje tjetër nga ajo që vjen nga ish-kabineti qeveritar që aktualisht dominon vendimmarrje në PD. Në dallim nga 1996, PD i njeh pasojat politike mund të vijnë nga distancimi i SHBA dhe BE dhe në një farë mënyre ka pranuar të merret peng nga një pakicë interesash në krye të saj. Ajo me vetëdije ka pranuar që t’i japë palës tjetër politike një dhuratë të pamerituar, partneritetin politik me Perëndimin, një ironi e fatit në kushtet, kur kauza e dekriminalizimit i hapi shtegun opozitarëve të forconte partneritetin parimor Perëndimor dhe të reduktonte mbështetjen ndërkombëtare për koalicionin ekonomik të mazhorancës!

Edhe njëherë nuk kemi vendimmarrje nga institucionet partiake, por nga liderit partiak, një tregues i sistemit të përmbysur të meritës, konkurrencës dhe cilësisë së demokracisë përfaqësuese.

Për më tepër, ngaqë interesat klienteliste dominojnë interesat politike të institucionit te opozitës në Shqipëri gabimisht PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën edhe një mandat tjetër duke ruajtur de facto status quo-n aktuale, duke shpresuar vetëm në aleanca informale dhe duke i mbetur besnike tezës së tek ne një parti vjen në pushtet, kur elektorati lodhet me palën tjetër.

Etiketa: Afrim Krasniqialeanca informalede factoelektoratiimunitetinteresat klientelistestatus quo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ilir Meta: Gjejmë marrëveshjen për reformën dhe rrëzojmë qeverinë

Meta: Nuk kërkoj mocion mosbesimi për Ramën, Aleanca PS-LSI do të vazhdojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com