Krerët e Politikës Shqiptare dhe komunitetit fetar bënë sot homazhe në Ambasadën Franceze në nderim të viktimave të aktit terroristë në Nicë.
Mbrëmjen e të enjtes një kamion i drejtuar nga një terrorist hyri përmes turmës në Nice të Francës duke shkaktuar 84 viktima. Ngjarja ka ndodhur kur po kremtohej festa kombëtare e Francës. Ministria e Jashtme shqiptare ka informuar se nuk ka viktima me kombësi shqiptare.