Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein ndodhet në një konferencë për median pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre liderët kryesore të politikës shqiptare
“Jemi në Shqipëri për të krijuar një panoramë të situatës. Së bashku me Kukan kemi nxitur palët për kompromis”
Në Bruksel është rënë dakord me propozimin e PD për vetingun. Është rënë dakord me propozimin e PD me mekanizmin 6+6. Ne mbështesim Metën në përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Zgjidhje e pranueshme për palët mbi bazën e propozimit hibrid.
Ora 12: 30 Mbyllet takimi me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Ora 11:24 – Përfundoi takimi me kryetarin e Kuvendit, dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian u nisën drejt selisë së PD-së ku u takuan me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Ora 10:00 – Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e shoqëruar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dalin nga kryeministria pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Nisen në kryesinë e Kuvendit për një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Zonja Vlahutin nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për median.
/ORANEWS/