Transferimi i Shkëlzen Gashit në SHBA tek Colorado Rapids ka bërë jehonë në shtypin vendas.
Drejtori sportiv i klubit amerikan, Paul Bravo, tha se Gashi ishte objektivi kryesor për ta.
“Shkëlzeni ishte objektivi ynë kryesor për sulmin në këtë pushim sezoni, kur merkatoja është e hapur.
Ai ka provuar të jetë një golashënues pjellor, si në suksesin e brendshëm dhe atë europian, me ish-klubin e tij.
Përveç kësaj, Gashi ka qenë mjaft i rëndësishëm në fushatën kualifikuese të ekipit të tij kombëtar për “Euro 2016”.
Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me të dhe të shohim përpara”, tha ai.
Gashi u transferua në SHBA, pas problemeve me klubin e Baselit, ku këtë sezon çuditërisht nuk aktivizohej më, edhe pse vjet ishte golashënuesi më i mirë i ekipit.
Por, transferimi i tij në SHBA ka disa pikëpyetje.
E para ka të bëjë me faktin se në SHBA shkojnë kryesisht futbollistë nga Europa në fund të karrierës, ndërkohë që Gashi është ende i ri, 27 vjeç.
Së dyti, largësia mund të ndikojë në performancat e tij në Kombëtare, pasi do t’i duhet të udhëtojë shumë dhe lodhja mund të bëjë të vetën.
Këtë gjë e tregoi rasti i Hamdi Salihit.