Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se grushti i shtetit dështoi.
Forcat qeveritare morrën sërish kontrollin e Televizionit Shtetëror, TRT. Drejtori i përgjithshëm i Televizionit Publik deklaroi se grushti i shtetit mbaroi dhe transmetimet kanë marrë rrjedhën e zakonshme, me programacionin e vet.
Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Barak Obama janë deklaruar në mbështetje të qeverisë të zgjedhur demokratikisht.
Presidenti Erdogan është ulur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, duke risjellë stabilitetin në vend, ndërsa qeveria nuk e braktisi asnjëherë detyrën.
https://www.youtube.com/watch?v=8LvR8CjHzOI