Të gjitha lajmet për aktin barbar që ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais” në Nisë. Ministria e Jashtme shqiptare informon se nuk ka viktima shqiptare në këtë masakër por një video e publikuar nga një qytetare shqiptare dëshmon se ka zëra që flasin shqip, mes turmës së masakruar. Tirana zyrtare ka dënuar aktin barbar, terrorist në Francë.
Një kamion i drejtuar nga një terrorist hyri përmes turmës në Nice të Francës duke shkaktuar 84 viktima. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur po kremtohej festa kombëtare e Francës. Të dhënat e fundit nga autoritetet zyrtare franceze flasin për 84 të vrarë dhe mbi 150 të tjerë të plagosur, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Mes viktimave ka dhe fëmijë. Akti barbar u regjistrua të enjten vonë në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.
10: 20 Tirana zyrtare ka dënuar aktin barbar, terrorist në Francë/ Nishani dënon sulmin: Akt çnjerëzor, pranë popullit francez
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidenti të Republikës franceze, François Hollande
“I nderuar Zoti President,
Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.
E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.
Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.
Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.
Rama:Franca dhe liria do triumfojnë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në fb, deklaron se strategjia e tmerrit nuk do të gjunjëzojë botën.
“Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë! Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë”
MPJ: Mes viktimave nuk ka shtetas shqiptarë
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dënoi me forcë sulmin e rendë terrorist të ndodhur dje në Francë.
Ministria e Punëve te Jashtme infomon se ka marre te gjitha masat e nevojshme për ti ardhur ne ndihme shtetasve shqiptar qe mund te jene te përfshirë ne këtë situate krize.
“Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jone ne Paris nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën. Ne ndihme te qytetareve tanë qe ndodhen ne France dhe familjeve te tyre Ambasada shqiptare ne Paris ve ne dispozicion nr e kontaktit: +33147233151”.
Totozani: Solidaritet njerëzor dhe triumf mbi të keqen
Avokati i Popullit, Igli Totozani, njëkohësisht President i AOMF-së , shprehu dhimbjen më të thellë për viktimat e tragjedisë më të fundit që goditi Francën nga duart e përgjakura të terroristëve.
Totozani dënon me forcë këtë ngjarje thellësisht të rëndë, indinjuese me qëllim të qartë mbjelljen e panikut në njërën prej shoqërive më demokratike në botë, asaj franceze.
“Kjo është një ditë dhimbje për popullin francez, dhimbje dhe indinjate për atë që ka ndodhur, për jetët e pafajshme që u shuan nga terrorizmi në një ditë të shënuar dhe kuptimplotë si ajo e Bastijës”, shprehet Avokati i Popullit.
Totozani thekson se solidariteti njerëzor, vlerat dhe liria do të triumfojnë mbi këtë të keqe që po godet demokracinë. Të gjithë bashkë jemi pranë popullit francez në këtë ditë dhimbje, trishtimi por edhe solidariteti e ndjeshmërie humane.
Autoritete Franceze flasin për ngjarjen makabre
Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Sulmuesi është identifikuar si një shtetas franco-tunizian 31 vjeç.Një burim i policisë franceze thotë se brenda kamionit ishte gjetur një kartë identiteti dhe se personi ishte banor i Nicës. Disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, ndërsa kamioni i bardhë hynte mes turmës së njerëzve, duke devijuar majtas e djathtas për t’i goditur ata.
Presidenti Hollande deklaroi se ky është një sulm terrorist dhe se po kërkojnë bashkëpunëtorët e autorit të kasaphanes. Presidenti Barack Obama publikoi një deklaratë me shkrim të enjten mbrëma, në të cilën dënonte “atë që me sa duket është një sulm i neveritshëm terrorist,” siç shprehej ai. “Në këtë Ditë të Bastijës, – shkruante Presidenti Obama, – ne kujtojmë forcën e jashtëzakonshme dhe vlerat demokratike që e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën.” Presidenti tha se kishte udhëzuar zyrtarët amerikanë për t’u ofruar autoriteteve franceze të gjithë ndihmën e mundshme.
Edhe dy kandidatët e pritshëm presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump e dënuan sulmin në komentet që bënë me telefon për rrjetet amerikane të lajmeve. Zoti Trump e shtyu shpalljen e kandidatit për nënpresident që kishte planifikuar për të premten. Pothuajse tetë muaj më parë, më 13 nëntor, militantët e Shtetit Islamik vranë 130 njerëz në Paris, më i përgjakshmi mes një numri sulmesh në Francë dhe Belgjikë në dy vitet e fundit. Të dielën, Franca mori frymë e lehtësuar pasi turneu i futbollit Euro 2016 përfundoi pa ndonjë incident, të cilit zyrtarët i trembeshin.
09:30 Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion për viktima shqiptare në Nisë
Ambasada shqiptare në Paris ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +33147233151 për tiu ardhur në ndihmë shqiptarëve në Francë
Ministria e Jashtme shqiptyare ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të lënduar në ngjarjen tragjike në Francë. Përmes një deklratae për mediat MPJ dënon me force sulmin e rëndë terrorist të ndodhur mbrëmë në Francë dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze në këtë moment te vështirë.
“Qëndrojmë krahë te Francës ne betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme”.
Ministria e Jashtme infomon se ka marre te gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur ne ndihme shtetasve shqiptar që mund të jenë të përfshirë në këtë situatë, por njofton se dei tani nuk ka informacione që të ketë shtetas shqiptar të kenë humbur jetën në këtë akt terrorist.
“Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jone ne Paris nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën. Ne ndihme te qytetareve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve të tyre Ambasada shqiptare ne Paris ve ne dispozicion nr e kontaktit: +33147233151”.
Masakra në Francë, mes turmës dëgjohen zëra në shqip
Mes turmës së njerëzve në Nicë të Francës që u sulmuan mbrëmjen e së enjtes nga një kamion konfirmohet se ka pasur edhe shqiptarë.
Në një prej videove nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave online dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: hajde hajde.
Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.
Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar. Në orët në vijim priten informacione nga autoritetet zyrtare.
Liljana Berberi, shqiptare që prej 3 vitesh jeton në zonën e Nicës në Frabncë ka treguar në një lidhje telefonike për Ora News, orët e tmerrit që ka kaluar, duke u gjendur fare pranë vendit ku ndodhi sulmi.
Flet për Ora News – Shqiptarja rrëfen tmerrin në Nicë: E shokuar, kufoma e organe njerëzish në rrugë
“Në momentin që ndodhi sulmi ishim duke parë fishekzjarret, duke festuar si çdo vit dhe sa mbaruan fishekzjarrer jo shumë larg nga kufomat që ka marrë video vazhduam duke ecur, pamë policinë.Policia bëri thirrje të largoheshim, e kuptuam që ishin terroristë se po gjuanin me armë.Kaluam një shok. Merrja fëmijën tim 19 vjeç në telefon, nuk e hapte.Deri kur u lidhëm kam qenë shumë e shokuar, jam akoma nga të gjithë ato kufoma, njerëz të shtypur copa-copa, organe të hapura. Të kalojë një kamion 18 ton sipër çfarë pret?”