Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar për miratimin e reformës në drejtësi, dy ambasadorët të angazhuar më së shumti në këtë proces, ai amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian e akredituar në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Temë kryesore e diskutimit ka qenë reforma në drejtësi dhe mësohet se dy ambasadorët e kanë njohur kryetarin e Kuvendit me të ashtuquajturin propozim hibrid të ndihmëssekrerares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.