4 shqiptarë anëtarë të një bande janë arrestuar nga policia italiane e provincës së Kazertës. Ata akuzohen për grabitjen e 12 vilave në provincën e Napolit, Kazertës e Kalabrisë.
Të arrestuarit janë:
- Myslim Hoxha 27 vjeç
- Përparim Pira 45 vjeç
- Kledi Albert Gjelleshi 38 vjeç
- Barjam Gjelleshi
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, banda e shqiptarëve vepronte sipas një strukture të organizuar mirë, me detyra e plane të caktuara, si dhe me mënyra ndarëse të objekteve të vjedhura.