Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Pashalli të Beratit. Një mikrobus, i drejtuar nga shtetasi me iniciale Y.V. është rrëzuar pranë Gurores dhe si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja F.H., 54 vjeç.
Nga ky aksident është plagosur lehtë edhe bashkëshorti i saj, 60-vjeçari me iniciale Z.H.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Berat për veprime të mëtejshme.