Klubi që e huazoi në mes të sezonit dhe u shpërblye duke e lënë Kategorinë e Parë, tashmë ka vendosur një shifër të ekzagjeruar, 9.5 milionë franga, për kartonin e tij
Klubi zviceran i Zyrihut vazhdon të diskriminojë futbollistin tonë Armando Sadiku. Një gjë të tillë, drejtuesit e bënë edhe gjatë sezonit që u mbyll, madje duke i cënuar edhe karierën. Në kulmin e kampionatit, trajneri e shpalli jashtë planeve të tij, duke e transferuar tek modestët e Vaduzit, të cilët vetëm kampionatin e luajnë në Zvicër, ndërsa kupën në Luksemburg. Sulmuesit iu kompromentua edhe mundësia për një ftesë në Kombëtare nga trajneri De Biazi, por më pas gjithçka rrodhi në favor të tij. Sadiku e ndihmoi shumë Vaduzin për t’i shpëtuar rënies një kategori më poshtë, ndërsa për ironi të fatit ishte vetë Zyrihu që u rrëzua. Ndërsa tani klubi po bën ç’është e mundur për të vështirësuar transferimin e tij, duke kërkuar në këmbim të kartonit plot 9.5 milionë franga. Sipas specialistëve vendas, ky vlerësim është i ekzagjeruar, pasi vlera reale e Sadikut është më pak se gjysma e shifrës që kërkon Zyrihu, pra 3.5 – 4 milionë franga. Tashmë duhet pritur për zhvillime të reja, pasi skuadrat e interesuara për shërbimet e numrit 10 nuk kanë munguar.