Era Istrefi do të udhëtojë këtë muaj drejt Los Anxhelosit për të punuar për këngët e saj të reja.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili për Gazetën Express ka treguar se për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia.
“Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Anxhelosit ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do t’i punoj 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike” është shprehur Shoshi.
Po ashtu, ai zbuloi se përveç se me Sia, Era do të punojë edhe me producentë me të cilët punon këngëtarja Rihanna dhe me producentë të Justin Bieber.