Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë një nga dyshet më të diskutuar të televizionit, për shkak të kimisë që ata kanë shfaqur që në fillim bashkë. Në shumë raste është dyshuar për një raport më shumë se miqësor mes tyre dhe shpesh fansat janë shprehur të bindur se ata janë të lidhur bashkë.
Edhe pse dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar, dyshimet kanë vazhduar gjithmonë. Mëngjesin e sotëm, një situatë e pazakontë ka ndodhur në emisionin e tyre “Wake Up”, ku dyshja realizon një lojë me telefonata me teleshikuesit. Dhe një telefonuese iu tha atyre sot se janë çift i këndshëm.
“Jeni çfiti më i këndshëm…televiziv”.
Ndërkohë, nga ana tjetër reagimet e tyre ishin të njëpasnjëshme.
“Shyqyr që e specifikove, “televiziv’”, tha Isli, teksa Ori shtoi “E pra, ashtu jemi”, duke dashur që ta mbyllë këtë temë. Duket se iu është thënë aq shumë që janë çift saqë kur dikush i konsideruan si kolegë iu bën përshtypje.
Gjithashtu, pak kohë më parë Ori është shprehur në një intervistë se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë. Ndonëse pranoi se me Islin ka vërtetë shumë kimi, shtoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre.
“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”.
Megjithatë, ajo pranoi se është single dhe u shpreh shumë në rregull me këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe moderatori është beqar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet.
Së fundmi, kujtojmë se Isli dhe Ori prej vitesh janë kolegë në “Wake Up” por përveç emisionit janë shfaqur në shumë vende bashkë. Dyshja poston shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet e tyre sociale, udhëtojnë bashkë dhe shfaqen shumë të afërt.