Nga Arben Llalla
Këto ditë mediat e Tiranës lajmëruan se deputeti Vangjel Dule është zgjedhur kryetar i komisionit të përhershëm për të drejtat e njeriut në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë Botërore. Vangjel Dule u mundua t’i bëjë pak reklamë vetes pas dështimit të tij politik të viteve të fundit si dhe zgjedhjen e tij teatrale kryetar i PBDNJ-së.
Ky nuk është vetëm mendimi im, por i shumë të tjerëve që e njohun mirë Dulen, në veçanti intelektualët minoritarë, të cilët e kanë akuzuat atë si të paaftë politikisht për administrimin e partisë dhe të projekteve të minoriteteve. (PBDNJ përfaqëson në programin e saj grupet e minoriteteve greke, sllave, egjiptase dhe rome)
Vangjel Dule në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksëve në Dumën ruse
Por çfarë përfaqëson Vangjel Dule në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksëve të Botës? Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule në këtë Asamble nuk përfaqëson minoritetin grek, as ortodoksit grekë, por ai është i ftuar në këtë organizatë si deputet shqiptar ortodoks i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pra, “minoritari” Vangjel Dule e ka fituar postin e kryetarit të komisionit për të drejtat e njeriut si ortodoks shqiptar dhe jo si ortodoks grek.
Kuptohet që një kontribut të madh për zgjedhjen e tij në këtë post ka dhënë kryepeshkopi Anastas.
Por a mundet që Vangjel Dule të shkarkohet nga posti i sapo zgjedhur? Nëse në zgjedhjet e vitit 2017 Vangjel Dule nuk që qëndrojë në prehrin e ndonjë partie shqiptare, fjala vjen PD-së për t’u zgjedhur deputet i sigurtë.
Çfarë është Asambleja Nderparlamentare e Orthodhoksisë?
Kjo Asamble u themelua në vitin 1994 me iniciativën e Rusisë dhe Greqisë. Sot janë rreth 29 vende ortodokse anëtare dhe gjuha zyrtare e kësaj organizate është rusishtja e greqishtja. Anëtarët e kësaj lidhje ortodokse mundohen të krijojnë një politikë të përbashkët botërore duke promovuar edhe kishën ortodokse. Shumica e vendeve anëtare të kësaj Lidhje të deputetëve ortodoksë janë shtetet që njihen si antiamerikane dhe proruse, pra deputetët ortodoksë shqiptarë bëjnë pjesë në një organizatë që kërkon të imponojë një politikë ruse përballë asaj amerikane dhe europiane. Kryetar i Lidhjes së Deputetëve Ortodoksë është rusi Sergei Popov, sekretar i përgjithshëm greku, Joani Amanatidhis, ndërsa dy deputetët ortodoksë shqiptarë janë Vangjel Dule, i sapo zgjedhur krytar i komisionit të të drejtave të njeriut dhe Genc Pollo, i cili është anëtar i komisionit të kulturës. Pra, dy deputetët ortodoksë që përfaqësojnë Kuvendin e Shqipërisë bëjnë pjesë në komisionet pa peshë specifike.
Genc Pollo në Asamblenë Orthodokse në Tbilisi, prill 2015
Pyetja për deputetët shqiptarë ortodoksë është se: Si është e mundur që një deputet me kombësi greke të përfaqësojë deputetët ortodoksë me kombësi shqiptare në Kuvendin e Lidhjes Botërore të Deputetëve Ortodoksë? (Vangjel Tavo është përfaqësuesi i deputetëve me kombësi greke në Lidhjen Botërore të Deputetëve me Kombësi Greke) Përse heshtin
deputetët shqiptarë ortodoksë për këto lojëra të fëlliqura të Vangjel Dules me grupacionet antishqiptare dhe antiamerikane? A mundet që Vangjel Dule të largohet nga Lidhja Ndërparlamentare e Deputetëve Ortodoksë Botëror? Për ta larguar Vangjel Dulen, i cili në këtë Lidhje është pranuar si deputet me kombësi shqiptare dhe jo greke mund ta largojnë vetëm vota në zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse vërtet votuesit shqiptarë nuk do ta votojnë Vangjelin dhe komisionierët e partive të tjera nuk do t’i falin një grusht votash, atëherë Dule nuk do jetë më deputet, nuk do mund të jetë as në Lidhjen Ortodokse Botërore.
Si deputet mandatin e vitit 2013-2017, Vangjel Dule e ka të falur prej votave të shqiptarëve dhe në veçanti atyre myslimanë, të cilët gjatë numërimit i dhuruan disa qindra vota që i përkisnin partive të tjera shqiptare. (Ekzistojnë të dhëna se në vitin 2013, Vangjel Dule dhe Vasil Bollano i kanë premtuar disa emigrantëve shqiptarë në Athinë, të cilët janë nga komuna e Vrapnishtit-Lumi I Vlorës, se do t’ju sigurojnë lehtësira për marrjen e shtetësisë greke, por ata duhet të votonin PBDNJ. Bëhet fjalë për rreth 6.800 vota). Kjo nuk është gënjeshtër, por një e dhënë e shprehur pak ditë më parë në një shkrim nga Panajot Barka. Panajot Barka shkruan se Vangjel Dule mori vota në Vranisht, ku votuesit janë shqiptarë dhe jo grekë.