Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar këtë të marte një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa asnjë nga zyrat e shtypit të institucioneve nuk bëjnë të ditur temat e diskutuara mes tyre.
Takimi vjen ne nje kohe ku prokuroria e përgjithshme pritet te thërrasë për të marrë ne pyetje ministrin e Brendshëm Sijmir Tahiri pas hetimit të nisur për kërcënim të gjyqtarit Arjan Aliaj, si edhe hetimeve të nisura në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në vend, një prej të cilave edhe grabitja ne pisten aeroportit të Rinasit.