Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme vendin, ku një 10 vjeçar në Mirditë dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Fan teksa po luante me top me shokët.
Ndërkaq kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit. Mësohet se kërkimet po bëhen nga polumbarët e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.
Temperaturat në këtë zonë janë disfavor për ekipin e shpëtimit pasi janë shumë të ulëta.