Një 41-vjeçar shqiptar është zhdukur që prej datës 31 mars të këtij viti. Bëhet fjalë për Panajot Kaleshi, i cili prej ditësh kërkohet nga familjarët e tij në Greqi. Ata gjithashtu kanë shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet e tyre sociale për të kërkuar ndihmë.
Mësohet se, Panajot Kaleshi kishte shkuar me nënën e tij në Platamona, Pire për të blerë disa mobilje për banesën e tyre. Më pas është shkëputur për pak minuta nga e ëma për të shkuar në një kioskë që ndodhej aty pranë dhe prej atij momentin nuk është kthyer më.
Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur një xhup të zi, bluzë ngjyrë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza.
Së fundmi, sipas njoftimit të familjarëve, jeta e tij ndodhet në rrezik.