Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme nga 833 testime, janë shënuar 43 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.
Ndërkohë, janë 497 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjithashtu aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar për jetën. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë ulur sërish në krahasim me një ditë më parë. Ditën e djeshme kemi pasur 46 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i ulët, 501 testime. Ndërsa numri i të shëruarve brenda një dite është rritur.