Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka thënë e mërzitur që nuk ishte prezentë në sallë, në momentin kur aktori Ëill Smith goditi me shuplakë prezantuesin, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Ajo u shpreh se i vjen keq që nuk ishte në atë moment aty për të parë atë që ka ndodhur.
“Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, deklaroi Rita.
Këngëtarja ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika Ëaititi. Dyshja kanë tërhequr vëmendje, pasi në tapetin e kuq, gjatë kohës që Ora po pozonte, partneri u kujdes për fustanin e saj para fotografëve.