Sulmuesi i kombëtares franceze Antonie Griezmann ka marrë çmimin si “Lojtari më i Mirë” i Euro 2016.
Numri 7 i Gjelave shënoi 6 gola të mrekullueshëm për t’i dhënë fund turneut si golashënuesi më i mirë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldo dhe Dmitri Payet.
UEFA njoftoi se 25-vjeçari u zgjodh si lojtari më i mirë në turne nga 13 analistë, përfshirë edhe Sir Alex Ferguson dhe David Moyes.
Griezmann përveç titullit si lojtari më i mirë në këtë europian, mori edhe Këpucën e Artë për 6 golat e shënuar.
E vetmja kupë që i mungoi koleksionit të tij ishte ajo më e rëndësishmja që shkoi në duart e Cristiano Ronaldo-s.