Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në detyrën e Prefektes së Shkodrës Majlinda Angonin. Angoni dorëzoi detyrën pasi kandidoi për kryebashkiake e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Pasi nuk arriti të marrë mandatin e Kryetares së Bashkisë përballë Bardh Spahisë, Angoni i është rikthyer detyrës së Prefektes, me një vendim qeverie.