Ka rënë zjarr, në rrethimin e jashtëm të një servisi në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 25 mars. Si pasojë e zjarrit janë djegur 6 automjete që jepeshin me qira.
Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia në servisin në pronësi të Geri Pengu mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.