Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ka treguar ditën e sotme linjën e ndjekur për të kufizuar energjinë elektrike në akset rrugore, si pjesë e strategjisë për të kursyer. Verdho tha se në akset kryesore, rrethrrotullimet si dhe zonat me shumë lëvizje nuk ka pasur kufizime për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm. Ai shtoi se në disa akse ku energjia ndërpritet pas orës 12:00 duke përmendur këtu Shkodrën, Tepelenën dhe Gjirokastrën,
“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje. Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Për shembull në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në By-passin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore” – tha Verdho.