Për t’u treguar si një qytetar evropian dhe që e do ambientin e pastër, shpesh na është dashur që të shohim në foto kryebashkiakun e Tiranës, i cili “zihet në befasi” nga fotografët e tij që e shoqërojnë ngado, duke lëvizur me biçikletë nëpër Tiranë. Por për ta kuptuar që është thjeshtë një propagand e radhës e tij për t’u shfaqur si një kryebashkiak që nuk është, mjafton të shohësh që edhe në ditën pa makina, Erion Veliaj ka lëvizur me automjet, pikërisht në këtë aktivitet të deklaruar prej tij.
Qytetarët shprehen se kur nuk ka shërbim urban nuk kanë mënyrë tjetër për të lëvizur. E marta do të shënonte nga ora 09-15 ditën pa makina në Tiranë. Por kjo nuk e shmagu trafikun në kryeqytet, sidomos në orët e pikut, edhe pse administrata prej katër ditësh është pushim.
Devijimet në disa prej akseve të kryeqytetit duket se dashur nuk i ka shmangur daljet me makinë, pasi largësia e vendit të punës nga shtëpitë e banimit i ka detyruar qytetarët të marrin mjetet e tyre dhe të gjejnë rrugë të tjera alternative. Duket se iniciativa e bashkisë Tiranë për ditën pa makina për kursim karburanti dhe ambjent të pastër i përket vetëm propagandës mediatike në facebook-un e Kryebashkiakut.
Qytetarët shprehen se kjo mund të arrihej vetëm nëse do të garantohej transporti publik, e kështu makinat do të mund ti linin në shtëpi. Për Kryebashkiakun kjo nismë ishte njoftuar në rrjetet sociale por pavarësisht se thotë se është dita pa makina, vetë ai ka lëvizur me makinë këtë të martë duke lënë të nënkuptojmë shprehjen “bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”.
“Është Tirana qendrore pa makina, ndërkohë që kjo është pjesa e Unazës së Madhe, është me makina siç është bërë dhe njoftimi” – shkruan Veliaj.
Edhe në shtator, në javën europiane të lëvizshmërisë, dita pa makina dështoi pasi në shume akse të kryeqytetit u krijua kaos me trafikun.