Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

16:06 | 22/03/2022
në Uncategorized
0

Nga Gerti Çarçani

Mund ta kenë marrë me shaka, dikush rreket të thotë që është blof, por realisht penalizimi është fare afër. Një klikim afër. Ajo që lihet të kuptohet nëpërmjet heshtjes së presidentit është fakti që FSHF nuk do që finalja të spostohet, paçka se nuk është e nuk do të jetë më çështje dëshire: si dua unë, por kauzë obliguese për të mbrojtur një standard!

Por, përtej Armandos dhe Komitetit, përtej FSHF, një lloj revolte e lexon hapur në mimikën e secilit president, të cilët në një mënyrë apo tjetër shfryjnë, teksa gjenden përballë një risku, që e perceptojnë fatal për të ardhmen e shpejtë që u serviret. Jo pak, por disa të tillë të takuar rishtazi u shprehën në mënyrë shteruese: Penalizimi është thjesht dhe vetëm: Fatal dhe falimentues për ne! Goditja për të mos ngritur më kokë kurrë!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në anën tjetër, “mentorët” e së “pastrës” nuk rreshtin së predikuari eksitime të ndryshme, teksa janë postierë besnikë të linkeve për këtë situatë. E kanë entuziazmin e garantuar, edhe në kohë lufte, edhe në ditë pa makina, edhe në ditë pa Lulin, dhe me Edin.

E megjithatë, përtej Armandos, penalizimi është te dera. Askush realisht nuk e beson. E merr me të qeshura, e merr si një blofim, e konsideron lojë, e quan aplikacion relaksi, por mbi të gjitha, duke lexuar edhe vetë presidentin e rizgjedhur, kanë bindjen që asgjë s’do ndodhë. Në fakt, realisht presidenti nuk është shprehur, dhe afër mendsh, ai vetë nuk kërkon kurrsesi që finalja të degdiset sa në Ballkan, apo Europë. UEFA ka tashmë gati porcionin argumentues për ndërhyrjet e forta të politikës në drejtësi, teksa duket që në një mënyrë apo tjetër anëtari i saj lipset të përpiqet në çdo lloj forme të gjithanshme që të evitohet një situatë e tillë, që pas finales do të groposte investimet kaq vjeçare, kryesore e madhore të elitës së futbollit, e më tej akoma në sistemin zinxhir në rang kombëtar.

Përjashtimi i mundshëm i Shqipërisë do të fundoste dekada e më shumë investimesh e sfilitjesh financiare, të presidentëve të Superiores, faktorë dhe vendimmarrës, me një vëmendje totalisht të braktisur shtetërore në shëndoshjen e financave të tyre, në futbollin që mbajnë. E nëse bien struktura të tilla si Gazmend Demi, Edmond Hasanbelliu, Refik Halili, Pashk Laska, Alban Xhaferraj, Safet Gjici, Ardian Bardhi, Ardian Takaj, Agim Demrozi, Besnik Kapllanaj, e shumë e shumë të tjerë, (ndjesë për ndonjë që nuk kam përmendur) atëherë sistemi ortek do të kaplojë gjithkënd, në ishullin e famshëm që Lali mendoi se mund ta merrte me votë. Penalizimi godet drejt e në aortën e tyre financiare, godet fort interesat dhe atë pak garanci financiare që mban vital këtë garë, jashtë çdo konturi asistues e suportues ligjor.

Lufta me zjarrin do të nisë të djegë të tërë piramidën kryesore të futboll-bërjes, startit të investimeve të nisura dhe ushqimit të vazhdueshëm për futbollin e bazës.

E marrin me shaka, por një goditje e tillë e cila është fare afër futbollit shqiptar, aq sa fatkeqësisht është ushtria pushtuese ruse afër Kievit (në mos ka hyrë) do fundosë ata burrat që sot, keq apo mirë, me apo pa gabime, po prodhojnë këtë futboll kompetitiv, për të cilin vetëm dy sezone më parë, vetë kryebashkiaku alokoi edhe një fond shtesë shpërblimi, për Tironën kampione. Uroj ta bëjë sërish këtë radhë.

Përtej shkërdhimit të imazhit në kohë paqeje e rend qetësie në Shqipëri, ku UEFA po çon drejt fundit idenë e spostimit të finales me rezistencën maksimale të FSHF, ata që janë në alert real mbeten presidentët me investimet e tyre që janë në tehun e falimentit real, nëse Edi Rama realisht do ta çojë deri në fund ambicien e tij të fshehur, për ta rrafshuar përfundimisht atë që është ngritur deri më tani. Presidentët e Superiores i lexon fare qartë që janë të trembur. Jo në aspektin fizik, por në rrafshin  e pritshmërisë. Besojnë që marrëzia është çështje ditësh, dhe i pari i këtij vendi nuk mundet kurrsesi tu heqë “SWIFTIN” atyre pak klubeve që kanë nisur prej vitesh të konturojnë, në mënyrë ligjore, me investim konkret, në tërë ingranazhin e kritereve licencuese të një klubi. Natyrisht nën suportin dhe vazhdimin e plotë të investimit financiar të vazhdueshëm nga FSHF. E shprehin vetë. Sikundër vetë u shprehën në 15 mars. I gjen kollaj të tërë, fizikisht apo me telefon, dhe në këtë meny konstante bisede, fataliteti rreket të shprehet, por falimenti akoma më rëndë. Nëse goditja e UEFA-s kalon përtej barrierës së përpjekjeve të vetë presidentit të rizgjedhur që ai moment të mos vijë. Përtej fantazive të blofimit, apo anekseve entuziaste për një situatë të tillë, sërish përpjekjet e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s lexohen që finalja të rrijë në kryeqytet, dhe mbi të gjitha rendi social e financiar i klubeve të mos shkojë në pikën zero,  apo akoma më poshtë në pikën fatale të largimit një herë e përherë nga terreni i UNI-t agresiv e shfarosës shtetëror.

Finalen e duam të gjithë në Tiranë, edhe vetë Rama mbi të gjitha. Përtej Akoma kësaj, përjashtimi në bllok për vite e vite i Shqipërisë nga gjithçka prodhon UEFA e FIFA në Europë dhe në botë në të gjitha nivelet do të ishte një fatalitet ekonomik me dëme të parikuperueshme për vite e vite.

Nëse e merrni me shaka.. Zoti Ju Faltë!

Nëse vërtetë nuk e besoni…Zoti Ju Ruajtë!

Etiketa: Armand Dukafinanciarpenalizimivarrimi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kapet i riu shqiptar në Britani, ja si tentoi të arratisej duke u hedhur nga çatia e fermës së kanabisit (EMRI)

15 shqiptarë bien në prangat e policisë spanjolle, kishin hapur disa shtëpi bari në Malaga

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com