Sarandë-Mësohet të jenë hapur tre vatra të reja zjarri në një sipërfaqe pyjore. Pas izolimit të zjarrit në mesditë, vatrat janë aktivizuar sërish si rezultat i erës dhe përhapja e flakëve vazhdon.
Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrëfikëse dhe 50 banorë që po ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Situatën po e ndjekin nga afër edhe administratori i njësisë administrative Lukovë dhe zyrtarë të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit. Deri tani nga flakët përllogariten të jenë djegur rreth 6 hektarë sipërfaqe pyjore, drurë dhe shkurre.
Pas arritjes në vendngjarje, efektivë të policisë në Sarandë kanë shoqëruar në komisariat një person lidhur me ngjarjen. Bëhet fjalë për shtetasin A. Th, i cili ka kontratën e kullotës.