Partitë Popullore Europianë ka vlerësuar rolin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike duke thënë se dorëheqja e tij i hap rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti.
“Falenderojmë Lulzim Bashën për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me rolin si kryetar i PD-së. Vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke i hapur rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti”, shkruan PPE.