Një urdhër i menjëhershëm i drejtuesve të policisë së Elbasanit ka bërë që në terren të zbarkojnë forcat e posaçme ‘Shqiponja’, të cilët kanë ndaluar disa maune në aksin nacional Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, efektivët e Policisë po kryejnë kontrolle të imtësishme nëpër mjetet e ndaluara. E gjitha pas informacioneve se mjetet e tonazhit të rëndë janë përdorur për trafikimin e një ngarkese droge.