Policia e Beratit ka shoqëruar ditën e sotme sot pa asnjë shkak organizatorët e protestës të disa ditëve më parë të organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve. Dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora. Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre. Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë.
Tre të shoqëruarit janë ende brenda ambienteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre, ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së Beratit. Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman: Isuf Braho dhe Edmond Shosha, bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt, ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti mysliman do të reagojnë ashpër. Sipas, shoqëri i tyre është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë.
Qytetarë të cilët presin jashtë komisariatit shprehen se arsyeja është një foto foto e Fatjonit e postuar në facebook, e cila ndërgjegjëson njerëzit për t’u ngritur dhe luftuar këtë sistem.
“Arsyeja është një foto e Fatjonit e postuar në facebook, e cila ndërgjegjëson njerëzit për t’u ngritur dhe luftuar këtë sistem. Dhe fotoja është shkaku pse Fatjoni po mbahet i arrestuar. Por çka është më e çuditshmja është se nëse është fotoja e Fatjonit atëherë përse duhet të shoqëroheshin dy imamët?” – thanë qytetarët.