Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Hamallaj të Durrësit.Mësohet se makina me drejtues shtetasin me iniciale A.P, ka përplasur shtetasin G.L., i cili drejtonte motorin .
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja shtetasi G. L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.