Emiriana Sako, duket se e ka filluar me vrull “punën”, pasi u rizgjodh në krye të Bashkisë Durrës. Konfirmimi që mori në mars po i hap asaj rrugë të vazhdojë me abuzimet dhe keqpërdorimin e fondeve. Këtë herë, Sako nuk ka lënë pa trazuar fondet e rindërtimit, po ka zhvilluar 2 tenderë në një ditë me shifra marramendëse, edhe pse qytetarët vazhdojnë të jenë të pastrehë që nga tërmeti i 2019 dhe shpesh kanë probleme me bonuset e qirasë.
Këtë herë bëhet fjalë për një tender 206 milionë lekë plot shkelje ligjore, që pretendohet të shkojnë për rikonstruktimin e pallateve në Durrës në lagjen numër 5. Sipas dokumentit të tenderit, vetëm për rikonstruktimin e pallateve do të shpenzohen 3 mld lekë dhe këto para i janë dhënë një kompania e cila ka marrë tenderin pa zhvilluar një garë. Pasi Emiriana Sako ka shpallur hapjen e tenderit me procedurë të kufizuar, pra deri në një pikë fituesi është i paracaktuar dhe ashtu ka ndodhur. Kompania “RAJLI NDERTIM shpk & G.P.G. COMPANY shpk” ishte e vetmja pjesëmarrëse në garë dhe Sako në vend që ta anulonte, ashtu sikur e kërkon ligji, ka lidhur menjëherë kontratën me kompaninë në fjalë pa zhvilluar një garë me datë 9 mars.
Kështu, Sako ka cenuan konkurrencën dhe ka shkelur një tjetër pik të ligjit për prokurimet, i cili kërkon që të pranohet oferta më e lirë. Por dokumentet tregojnë se kompania fituese ka paraqitur ofertë shumë të lartë, të barabartë me vlerën e fondit limit.
Tjetër skandal
Data 9 mars ka qenë dita e vjedhjeve për Sakon, pasi ka mbyllur tenderin e mësipërm ka firmosur një tjetër kontratë, sërish në shkelje të ligjit, duke abuzuar nga fondi për rindërtimi. Ky tender kap vlerat e 1.8 miliardë lekëve për rikonstruktimin e pallateve në Sukth, Durrës. Edhe për këtë rast Sako nuk ka zhvilluar një garë të mirëfilltë, por ka shpallur fituese kompaninë “EURONDERTIMI 2000 shpk”, duke cenuar sërish konkurrencën dhe ka krijuar hapësira për abuzime me fondin në dispozicion.
Sakaq, edhe në këtë rast evidentohet se kompania fituese ka paraqitur ofertë të njëjtë me nivelin e fondit limit, pra 176. 327 975,00 lekë. Por, edhe për këtë rast Sako ka shkelur ligjin “me të dyja këmbët” dhe shfrytëzona për miqtë e saj paratë që duhet t’i marrin qytetarët të cilët u prekën nga tërmeti.
Këto fakte tregojnë qartë pse edhe pas më shumë se 2 vitesh qytetarët vazhdojnë të jenë të pastrehë dhe qeveria mburret me financimet që vijnë nga donatorët, pasi fondet tona i mban për vete.