Elsa Lila ishte “Zonja”/ Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares, lidhje të forta me… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elsa Lila ishte “Zonja”/ Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares, lidhje të forta me…

16:52 | 16/03/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila në Itali, e cila akuzohet si e përfshirë në një rrjet trafiku droge. Sipas një shkrimi të publikuar mëngjesin e sotëm nga gazeta “La Repubblica”, Lila bashkëpunonte me persona të tjerë, po ashtu nga Shqipëria dhe Itali, si për shembull boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty. Boksieri, së bashku me Arben Zogun, i njohur si Riccardino, ai bënte pjesë në grupin e urës Milvio nën urdhrat e Fabrizio Diabolik Piscitelli. Të dy, së bashku me një të tretë, i identifikuar vetëm me nofkën Pluton, ishin pjesë e klanit italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës dhe organizimin e automateve në lokalet e kryeqytetit të drejtuar nga vëllezërit Guarnera: me qendër në Acilia.

Në të njëjtin grup bënte pjesë edhe Elvis Demçe dhe Arbër Zogu. Elvis Demçe, 36 vjeç, është një prej shqiptarëve të arrestuar disa kohë më parë nga Policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe kriminale rivale në Romë e konsideronte veten si “Zoti”. “Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”,-i thoshte Demçe rivalëve të tij, ndërsa i kërcënonte duke u thënë se ai ishte “Zoti”, e se mund t’i merrte jetën kur të donte. Madje kohët e fundit kishte tentuar që të vriste dhe një magjistrat, për të cilin mediat italiane i publikuan edhe përgjimet.

Ideja ishte e Alessandro Corvesi, ish-i dashuri i showgirl-it Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë. “A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras”,  thoshte ai prerë. Dhe Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin! Ndërsa propozonte  dhe një tjetër alternativë. “Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,” shton ai në mesazhe. Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Megjithatë Demçe si rival kishte vetëm shqiptarin tjetër Ermal Arapaj. Konflikti mes dy grupeve nisi, për kthimin e një borxhi që shkonte në 100 mijë euro për një sasi të papaguar droge. Pikërisht dëshira e Demçes për zgjerim bëri që dy grupet të hynin në konflikt. Ai synonte marrjen e kontrollit në sheshet ku shiste Ermal Arapaj, një treg i mirë-organizuar, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll pas arrestimit të të parit. Përgjimet tregojnë mërinë e Demçes karshi Arapajt. Ermal Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para gjë që shqetësonte rivalin e tij aq sa kishte tentuar që ta hiqte qafe. Në vitin 2020 i organizoi një pritë, por Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, të dërguar për të vrarë vetëm me porosi të Demçes. Por nuk u nda me aq! Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij, aq sa e detyroi “UFO-n” të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Por edhe pse bashkëpunonte me shqiptarë, Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë. Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të të Acilias.

Hetimet dhe aksioni për shkatërrimin e grupit të Lilës

Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian, por identiteti i tyre nuk është bërë ende me dije për shkak të sekretit hetimor. Grupi menaxhonte të gjithë sasinë e hashashit që sillej në Romë dhe më pas shpërndahej në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin. Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila.

Në fakt ironia është se Lila në një prej teksteve të saj më të njohura “Diferenca je ti”, në duet me këngëtarin Pirro Çako, këndonte: Ky veprim është diabolik! Por duket se e paska pasur literalisht!

Etiketa: arrestimedetajedorgeElsa Lilarrjet trafikantesh

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
500 mijë pula të ngordhura/ Reagon Ministria e Bujqësisë

500 mijë pula të ngordhura/ Reagon Ministria e Bujqësisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com