Blogerja e njohur Sarah Berisha që pas daljes nga “Big Brother VIP” ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston momente gjatë rutinës së saj ku pjesë e tyre është dhe partneri Dj PM.
Në një nga “InstStoryt” e saj, modelja ka treguar që i kanë ikur dritat dhe mbi videon ka shkruar “jemi në 2021 miq” duke lënë kështu një gafë të momentit por duket se Sarah e ka kuptuar menjëherë se ka ngatërruar vitin.
Modelja duket se e mori me shumë sportivitet situatën ku direkt pas saj ajo ka korrugjuar vitin “2022*” ku e kishte bashkangjitur me një video virale të një burri i cili kërkon disa herë falje, duke iu drejtuar kështu ndjekësve të saj.
Kujtojmë se, Sarah krijoi një lidhje me Dj PM brenda shtëpisë së “BBV” dhe lidhja e tyre është forcuar më tepër edhe mbasa daljes nga shtëpia më e famshme në shqipëri.