Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë në këto bashki: 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Ndërkohë janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.
Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.