Udhëtarët e linjës ajrore Tiranë-Vjenë janë përballur sot me një skenë të tmerrshme. Mësohet se, disa minuta pas ngritjes në ajër avioni ka pësuar një defekt të rëndë. Një nga udhëtarët tregon se ka dëgjuar një shpërthim të fortë, ndërkohë që avioni ka humbur drejtimin normal. E gjithë avaria është shoqëruar me panik dhe frikë nga udhëtarët të cilët kanë menduar se jeta e tyre kaq e kishte.
“Dëgjuam një shpërthim të fortë pasi ishim ngritur. Më pas avioni kishte probleme të rënda në fluturim. Pilotët u përpoqën shumë. Madje ata janë heronj pasi falë atyre ne mundëm të mbijetojmë. Qëndruam për 40 minuta në ajër dhe nga momenti në moment mund të përplaseshim. Ende nuk e dimë çfarë3 ngjau, por piloti, falë tij e përsëris, ne mundemi të jemi gjallë”, tregon njëri nga udhëtarët. Ndërsa përfundon se avioni u ul sërish dhe fatmirësisht shpëtuan të gjithë pa lëndime./ NOA/