Armando Vajushi, shkodrani, i cili është ende një lojtar i Chievo Verona po kërkohet së fundmi nga dy skuadra të Serisë B.
Në garë për mesfushorin e krahut të majtë janë Spezia dhe Brescia, por edhe skuadra siçiliane, Ternana kërkon ta ketë të sajin ish-lojtarin e Kombëtares.
Gjithsesi, raportohet që më afër janë dy skuadrat e para, të cilat kanë hyrë në bisedime konkrete me agjentin e lojtarit, Sokol Haxhia.
Duhet pritur për të parë se cila do të jetë fanella që do të veshë sulmuesi shqiptar dhe a do ta kthejë ajo këtë sezon në përfaqësuesen kuqezi si dikur.