Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Ori Nebiaj është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.
Tek emisioni “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.
“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.
Ndërsa nga ana tjetër, moderatorja Albana Osmani shtoi se: “Kupidi nuk kishte asnjë skenar”.
Kujtojmë se, Ori Nebiaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse. Mirpo, tanimë pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimet politike për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.