Qytetarët e Gramshit i janë bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve. Protesta është zhvilluar në hyrje të qytetit, ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore për më shumë se 40 minuta.
Tek protesta ka shkuar menjëherë policia, një ambulancë dhe një zjarrfikëse në raste emergjence. Gjatë këtij manifestimi janë shënuar dhe incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve, shihen teksa përplasen me policë.
Gjithashtu vlen të theksohet sakaq, që kjo është protesta e parë në 32 vite demokraci që organizohet nga qytetarët.