Biznesmeni Irfan Hysenbelliu duket se është investuar personalisht dhe i vetmi që po kërkon të mbajë Lulzim Bashën ende në krye të Partisë Demokratike. Burime të sigurta pranë PD bëjnë me dije se teksa pothuajse të gjithë deputetët e opozitës kanë dalë kundër Bashës, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ai që po e mban ende në lojë mbetet biznesmeni Hysenbelliu, i cili deri më sot nuk e ka tradhtuar kreun e PD as në ditët e tij më të këqija, duke qenë një mbështetje e fortë me televizionin në pronësi të tij, Neës 24.
Por pas 6 marsit, lëkundja e karriges së Lulzim Bashës ishte aq e fortë, sa u trondit edhe zyra e Hysenbelliut, i cili menjëherë mori masat që t’i japë kamerdaren e fundit Lulit, në një kohë që tashmë as gruaja e kunati nuk e mbështesin më, por i kërkojnë dorëheqjen nga posti që po mban peng kundër vullnetit të 98% të demokratëve.
Në këto kushte, biznesmeni i njohur, i cili ka ditur gjithmonë ta mbajë mirë me të dy krahët ka nisur një tur takimesh me deputetët e PD, duke i futar tek e tek, por edhe grup në zyrat e tij luksoze pranë Panorama Group. Kërkesa e tij për deputetët mësohet se është e thjeshtë; “E lëmë edhe këtë herë”! Kaq ka kërkuar ai nga deputetët, duke iu referuar nismës së ndërmarrë për shkarkimin e Bashës fillimisht nga grupi parlamentar e më pas si kryetar partie, para se partiza të zhduket fare.
Por pse po e bën Hysenbelliu këtë tentativë të fundit?
A mos ka interesa të përbashkëta me kryetarin Basha?
Mos janë bashkë në aferën e Portit të Durrësit?
Çfarë lidhje kanë këto veprime me darkën e dhjetorit Basha-Veliaj-Balla?
Apo një lojë më e madhe dhe me ndikimin e Ramës po luhet nën rrogoztë?
Pyetjet sa logjike, aq edhe misterioze të çojnë kryesisht te afera për Portin e Durrësit, ku as më shumë e as më pak e artikuloi nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila deklaroi se Basha refuzoi tre javë të denonconte aferën në këtë port. Madje, jo më larg se 3 muaj më herët, kur Bashës po i lëkundeshin themelet nga lëvizja e Berishës, Hysenbelliu ishte mikpritësi i tij në hotel Prestige, ku mediat thanë se kryedemokrati kishte darkuar me Veliajn e Ballën, por PD nxitoi të deklaronte se kryetari kishte qenë për ngushëllim në familjen e biznesmenit. Ndoshta, edhe këtë herë deputetët e PD janë ftuar për të njëjtën arsye nga Hysenbelliu, por a do arrijë ta shpëtojë sërish nga mbytja varkën e Lulzimit?!
Gijotina.com
Vrasësi i edukimit
Nga Luçiano Boçi Nuk e mendoja që tronditjes së opinionit publik për vrasjen e nxënësit 14-vjecar Martin Cani, do i...