Policia arrestoi sot, Shkëlzen Berishën, drejtor i Hipotekës së Shkodrës. Berisha dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”, pasi ka regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone. Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës.