Të gjithë shqiptarët kanë vendosur t’i thonë “JO” vendimit të qeverisë për të rritur çmimet në vend, me pretekstin se ndikon lufta në Ukrainë.
Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, duke kundërshtuar me zë këtë vendim të papritur që po i vë “ me shpatulla pas muri”.
Qytetarët kërkojnë uljen e taksave dhe marrjen e masave deri në stabilizimin e situatës për shkak të rritjes së çmimeve.
Ajo që u vu re është edhe demonstrimi i së vërtetës nëpërmjet pankartave me mbishkrime thumbuese ndaj qeverisë.
“Me 50-shen e votës sa naftë mbushet”, “Zoti Rama charterin elektrik e kemi??”, “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen” “Nuk paguajmë asnjë lek për krizën tuaj!” “Je për qiell e për dhe je tu tall lesht me ne” dhe “Si nuk ta pashë kurë hajrin oj qeveri”.