Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas çmimeve në rritje të një sërë produktesh në vend, sidomos ai i naftës që pritet të shkojë në 300 lekë për litër.
Në një konferencë për mediat, Berisha fajësoi qeverisë se nuk po merr masa, por përkundrazi Rama po bëhet zëdhënës i kompanive të naftës, ndërsa tha se nëse qeveria e fundit nuk ul çmimet, mbështetësit e tij do të dalin në rrugë.
“E gjitha kjo, çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i taksave të vendosura në arbitraritet.
Kështu, sot qeveria mbledh, ka vendosur përveç TVSH-së, akcizës, taksën e qarkullimit e cila nga 70 u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurde dhe madje dyfishuar, e kontrollit, koncesionar. 400 lekë TVSH-ja për litër. E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte kërkoj me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe energjia elektrike. Së dyti, bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë për të përballuar krizën energjetike, së treti heqjen e taksës së qarkullimit 270 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Nëse vazhdojnë këto spekulime, e konsideroj të papërgjegjshëm qëndrimin e Ramës ndaj krizës, po mbjellin terror te qytetarët dhe ai po bën zëdhënësin e kompanive të naftës, lajmëtari I parë i rritjes së çmimeve. Kreu i qeverisë nuk mund të bëjë zëdhënësin e kompanive të naftës, edhe njëherë bëj thirrje urgjente për mbrojtjen e popullatës, ndryshe opozita shqiptare do të jetë në rrugë kundër spekulimeve”, tha Berisha.