Janë zbardhur të tjera diskutime nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD.
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta gjatë fjalës së tij tha para të pranishmëve se ka ikur koha e servilëve, ndërsa shtoi se duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD.
“Deputetët janë pjesa e jona, por po na zhgënjejnë. Ka ikur koha e servilave. Duhen njerëz që e duan Shqipërinë dhe PD, tani te kerkoj diçka. Je pjese e ketyre burrave qe t’i rrime deri ne fund kesaj pune? E shoh qe te gjithe ketu jemi te perkushtuar, prandja ata te selfieve te na hiqen sysh”, tha ai.
Ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.