Kristiano Ronaldo ka zhvilluar ndaj Espanjolit, ndoshta ndeshjen e tij më të mirë këtë sezon.
Portugezi arriti të shënojë një tripletë, ndërsa ka dhuruar spektakël me veprimet e tij.
Me ardhjen e Zinedin Zidane në drejtim të Realit, duket se 30-vjeçari ka rilindur.
Ai ka rritur mesataren e golave, në krahësim me periudhën kur Reali drejtohej nga Rafa Benitez.
Nga një mesatare prej .07 gola për ndeshje, ai ka shkuar në 1.2 finalizime për takim.
Tashmë ai është në krye të golashënuesve në kampionatin spanjoll me 19 gola, bashkë me Luis Suarez.
Ronaldo ndërkohë ka lënë prapa rivalin e tij të përhershëm, Lionel Mesi.
Dhe, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë sezon, por për gjithë periudhën që ai luan në Premiera Division.
Ronaldo ka arritur të shënojë një gol më shumë se argjentinasi, që konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
Ai ka mundur të realizojë që nga fillimi i sezonit 2009-2010, 244 gola në 222 takime, ndërsa rivali i tij te Barcelona në të njëjtën periudhë ka shënuar një gol më pak.
Një arritje jo e vogël.