Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 bashkive. Teksa po mblidhet grupi i deputetëve të PD, Duma në një deklaratë për mediat është shprehur se rezultati ishte dëshpërues.
Duma tha se të gjithë deputetët e PD duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë rezultat, duke nisur që nga kryetari i PD Lulzim Basha.
“Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet te merren vendime te rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshire edhe kryetarin e partisë” – u shpreh Duma.