Sefie Sina gruaja që u plagos me thikë nga i biri, rreth 10 vite më parë kishte vrarë bashkëshortin e saj, babain e Ajetit, krim për të cilin kishte bërë 9 vjet burg.
25- vjeçari Ajet Lleshi dyshohet se sot pas një konflikti ka goditur me thikë Safien 56 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Institutin Bujqësor. Nga informacionet e para, Safie Sina, dy herë e martuar, jetonte në Kavajë. Ndërkohë i biri, Ajet Lleshi, banonte në Klos.
Safija po shkonte te nëna e saj, e cila banon në rrugën “Jusuf Gervalla” dhe rrugës drejt saj, pikërisht në Institut, djali i saj e ka goditur me thikë në shpinë dhe është larguar menjëherë.
Nuk dihet arsyeja se pse Ajet Lleshi kishte udhëtuar sot nga Burreli drejt Tiranës.