Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur nga mediat nëse po e mendon dorëheqjen si opsion pas rezultatit të zgjedhjeve në 6 bashki, ku në shumicën dërrmuese PD doli forcë e tretë.
Para gazetarëve, Basha tha se vetëm 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime dhe se administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë, duke mohuar kështu të dorëhiqet.
“Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. PD-së i janë mohuar komisionerët. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit”, deklaroi Basha.
Më herët, kreu demokrat fajësoi kryeministrin Rama dhe ish-kryeminstrin Berisha se kanë bashkëpunuar për të mos njohur komisionerët e PD dhe sjellë humbjen e kësaj të fundit.