Nënat e ushtarëve rusë të marshuar drejt Ukrainës kanë shpërthyer në akuza të forta ndaj Kremlinit. Ato kanë thënë se po i përdor djemtë e tyre si “mish për top”. Ky reagim i tyre erdhi pasi një guvernator rajonal zbuloi padashje se ata ishin dërguar të papërgatitur në betejë.
Tsivilev po i shpjegonte turmës se djemtë e tyre të vegjël po luftonin në Ukrainë, kur shqiptoi frazën: “Ata u përdorën…” Pas një momenti heshtjeje të habitur, gratë filluan të bërtisnin: ‘Të përdorur?! Na kanë përdorur fëmijët?!’
Tsivilev që belbëzon përpiqet të shpjegojë atë që tha për të dalë nga situata e vështirë dhe i thotë turmës ‘nuk mund të nxjerrësh ndonjë përfundim ose të kritikosh një ‘operacion ushtarak’ në vazhdim, por nënat e bërtasin. Humbjet ruse në Ukrainë vazhdojnë të rriten me mijëra pas njëmbëdhjetë ditësh luftimesh të ashpra, me forcat tokësore të Kremlinit të bllokuara kryesisht nga mbrojtja ukrainase.