Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një institut fizike në qytetin e Kharkiv. Ky institut përmbante material bërthamor dhe një reaktor. Lajmi është konfirmuar nga shërbimi e sigurisë kombëtare të Ukrainës.
Sipas raportimeve, një goditje në objektin bërthamor mund të çonte në “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë” ndërsa shtohet se rusët po qëllojnë nga hedhësit Grand. Këto raketa nuk kanë shënjestrim të saktë, duke ngritur kështu edhe shqetësimin se ndonjë nga predhat mund të devijojë.
Në “Instituti Fizikë-Teknik Kharkiv (NC HFTI) është instalimi bërthamor kërkimor i “Burimi Neutron”, në zonën aktive të cilit janë të ngarkuar 37 elementë bërthamorë karburant.
Shkatërrimi i centralit bërthamor dhe ruajtja e materialit bërthamorë mund të kishte rezultuar në një katastrofë të madhe mjedisore.
Ukraina ka thënë gjithashtu IAEA se ushtria ruse në vend ka fikur disa rrjete celulare dhe internetin, duke e bërë komunikimin shumë sfidues