Ky vit për Bajernin e Mynihut ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola brenda një jave ka humbur dy qendrmbrojtësit Xherom Boateng dhe Havi Martinez.
Dhe, duke qenë se në prag është sfida me Juventusin për Champions League, Bajerni tashmë është në një emergjencë të plotë në mbrojtje.
Aktualisht në dispozicion të Guardiolës për qendrën e mbrojtjes janë vetëm Benatia, që ka qenë i dëmtuar pothuajse gjithë fazën e parë të kampionatit dhe nuk është në gjendjen më të mirë, dhe Batshtuber.
E sigurtë është që Martinez nuk do të jetë në dispozicion në ndeshjen e parë me Juven, por shpresat janë që ai të rikuperohet për ndeshjen e dytë.
Ndërkohë, pavarësisht kësaj krize, drejtuesit e Bajernit këmbëngulin se nuk do të bëjnë asnjë blerje në ditën e fundit të merkatos.