Asambleja e Përgjithshme e OKB miratojë rezolutën që dënon regresioni rus në Ukrainë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si ditë historike për paqen, votimin e rezolutës.
Kryedemokrati, shkruan në “Twitter”, se bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar krah Ukrainës, për të mbrojtur kështu vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar.
“Është një ditë historike për paqen, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së votuan për të ndalur agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar pranë Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar”, shkruan Basha.